Sanksionohen 189 shoferë në Tetovë

Tetova

Sanksionohen 189 shoferë në Tetovë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 17:54
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të përforcuar në komunikacion në rajonin e Tetovës.

Me këtë rast, janë shqiptuar gjithsej 189 sanksione, mes të cilave 31 për skadim të regjistrimit të veturës, 22 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 18 kundërvajtje për motoçiklistë, ndërsa janë shqiptuar edhe 17 sanksione për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja potencojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat, për siguri më të madhe në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat