SPB Tetovë: Arrestohen tre shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës

Tetova

SPB Tetovë: Arrestohen tre shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 11:28
Foto Ilustrim

SPB Tetovë informon se mbrëmë pas mesnate kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik, të vendosur në rrugën Gostivar-Tetovë.

Siç thuhet në njoftim, gjatë aksionit janë gjetur 4 shtetase të huaja (3 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova), të cilat janë privuar nga liria për shkak të abuzimit të leje qëndrimit turistik.

Nga SPB Tetovë thonë se të njëjtat janë mbajtur në stacionin policor të Gostivarit, për procedura të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat