Tetovë: 613 raste aktive me COVID-19, autoritetet thonë se situata është nën kontroll

Tetova

Tetovë: 613 raste aktive me COVID-19, autoritetet thonë se situata është nën kontroll

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 14:14
Foto Ilustrim

Shtabi i Krizës pranë Komunës së Tetovës informon se deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 2282. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1527 persona kurse 102 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 613.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostifikuarve me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

-Komuna e Tetovës 1540
-Komuna e Bogovinës 178
-Komuna e Tearcës 180
-Komuna e Bërvenicës 144
-Komuna e Jegunovcës 138
-Komuna е Zhelinës 98.

Nga Shtabi i Krizës thonë se si pasojë e rritjes së numrit të personve të infektuar me COVID-19, në qendrën Klinike në Tetovë, respektivisht në repartin infektiv është rritur numri i personave që marrin përkujdesjen e nevojshme shëndetësore, megjithatë edhe përkundër rritjes së numrit dhe gjendjes serioze, kapacitetet shëndetësore të qendrës klinike në Tetovë janë të qëndrueshme dhe po përballojnë me sukses situatën.

“Apelojmë tek mjekët amë të jenë në kontakt permanent me pacientët e tyre, që të evidentohen dhe udhëzohen vetëm rastet që kanë nevojë për hospiotalizim, kurse personat tjerë me simptomatologji të lehtë dhe të mesme të marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor në shëpi nën përkujdesjen dhe kontaktin e vazhdueshëm të mjekut amë. Në këtë mënyrë do të evitohet ngarkesa e panevojshme e sistemit shëndetësor si dhe kuadrove mjekësore”.

“Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsej 640 dënime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve. Me vendim për izolim nga Inspektorati sanitar shtetëror në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth janë 745 persona”.

“Në shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, ku mësimi po zhvillohet nga distanca 12 mësimdhënës janë diagnostikuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat