Mbi 30 të infektuar me COVID-19 në shkollat dhe çerdhet e Tetovës

Tetova

Mbi 30 të infektuar me COVID-19 në shkollat dhe çerdhet e Tetovës

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:33
Foto Ilustrim

Siç njofton Shtabi i Krizës në Tetovë, në shkollat dhe çerdhet në Komunën e Tetovës janë regjistruar 31 të infektuar me COVID-19. Para një jave shtabi rekomandoi, ndërsa sot mori vendim që të gjithë mësimdhënësit që ligjërojnë online në shkolla të punojnë nga shtëpia.

“Në çerdhen ‘Rinia’ në Tetovë, procesin edukuese momentalisht e mbajnë 312 fëmijë, ndërsa tre kujdestare janë të infektuara dhe në izolim shtëpiak. Në shkollat fillore 11 mësues dhe 5 nxënës janë të infektuar dhe si rezultat i kësaj, pesë klasa ndodhen në izolim. Në shkollat e mesme të Tetovës 12 profesorë janë infektuar me COVID-19”, njofton Shtabi i Krizës.

Ata potencojnë se Tetova gjatë valës së vjeshtës shënon pikun dhe se ka numër të madh të të infektuarve.

“Të mbrojmë dhe ta ruajmë shëndetin dhe maturinë tonë në mënyrë që sakrificat që po bëjmë sot, të jenë një parakusht për një të ardhme më të sigurt në mesin e prindërve, miqve dhe të afërmve tanë”, thotë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat