Teuta Arifi: Jemi në ditë të vështira, nuk presim mbyllje radikale

Tetova

Teuta Arifi: Jemi në ditë të vështira, nuk presim mbyllje radikale

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Teuta Arifi

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë një interviste për Euronews Albania tha se Maqedonia e Veriut po kalon një moment të vështirë në përballimin e pandemisë së COVID-19.

“10 ditët e fundit janë ditë të vështira për shtetin dhe qytetet. Tetova, Kumanova dhe Manastiri janë qytetet më të prekura pas Shkupit. Në numrin e të testuarve afër 40% rezultojnë pozitivë”, tha znj. Arifi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës tha se synimi kryesor është për të mbajtur situatën nën kontroll në mënyrë që të mos shkohet në një karantinë të dytë.

“Asnjë qytetar që kërkon ndihmë të mos mbetet pa ndihmë mjekësore është objektivi kryesor. Akoma nuk mendohet për një mbyllje radikale pasi gjatë verës kemi pasur një goditje të ekonomisë. Synimi është që të mbajmë sa më larg karantinën”, tha znj. Arifi.

"Asnjë nga spitalet nuk ankohet për mbipopullim por është një lodhje shumë e madhe e stafit mjekësor. Nëse trendet do të jenë në rritje atëherë do të jetë shumë e vështirë për t’u përballur”, shtoi ajo.

Përfaqësuesja e BDI-së komentoi edhe zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe arrestimet për krime lufte. Znj. Arifi tha se, “shqiptarët e bënë luftën se ishin të detyruar nga dhuna”.

“Besoj se në mënyrën më të dinjitetshme do të mbrojnë vlerat e luftës së UÇK-së. Askush nuk është kundër hetimit të të gjitha krimeve të bëra, por sidoqoftë nuk duhet të harrojmë se ishin shqiptarë ata që shin viktimë e lutës si popull”, përfundoi kryetarja e Komunës së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat