SPB Tetovë:Aksion kontrollues lidhur me paregullsitë teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve

Tetova

SPB Tetovë:Aksion kontrollues lidhur me paregullsitë teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 15:30
SPB Tetovë

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, dje (18-nëntor) nga ora 10.00 deri në ora 16.00 kanë kryer aksion kontrollues lidhur me paregullsitë teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të cilën janë përfshirë gjithsej 113 automjete (TE-80 dhe GV-33), kryesisht furgona dhe autobusë informon Tetovasot.
Gjatë kontrollit, 24 automjete me defekte teknike (TE-7 dhe GV-17) janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht, kryesisht defekte në pajisjet e frenimit 11 (TE-7 dhe GV-4). Përveç këtyre, 5 automjete (GV) kanë qenë me regjistrim të skaduar, po aq nuk kanë pasur të kryer kontrollin e rregullt teknik dhe tjera. Shtatëmbëdhjetë automjete me parregullsi teknike (TE-7 dhe GV-10) janë larguar menjëherë nga trafiku dhe për të gjithë shkelësit janë përgatitë parashtresa adekuate dhe do të përballen me gjoba, të cilat për këtë lloji të kundërvajtjes varion nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit.
Gjatë kontrollit të djeshëm janë zbuluar edhe 4 lloje të tjera të shkeljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat