“Policia e trafikut” para çdo shkolle fillore në Tetovë

Tetova

“Policia e trafikut” para çdo shkolle fillore në Tetovë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Sinjalizimi i dobët i vendkalimeve për këmbësorë në zonat shkollore dhe parkimi në trotuare ose vendkalime për këmbësorë, pengojnë lëvizjen e fëmijëve dhe i drejtojnë fëmijët të ecin në rrugë dhe trotuar. Në këtë mënyrë, në fakt, drejtpërdrejtë rrezikohet siguria e fëmijëve në trafik. Gjithashtu, parkimi jo i rregullt i bën fëmijët të padukshëm midis automjeteve dhe kalimi i tyre në rrugë e bën atë jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Prandaj, grupi joformal i aktivistëve “Revolucioni i qetë” zhvilloi një akcion tjetër, kushtuar pyetjes – si të rregullojmë trafikun para shkollave?

Sot, nxënësit nga shkollat fillore në Tetovë, në bashkëpunim me “policinë e trafikut” mësuan të kalojnë nëpër zonat e këmbësorëve që janë përpara shkollës së tyre. Policët e improvizuar, me mesazhin “Unë jam polici që kujdesem për sigurinë e fëmijëve në rrugë” u vendosën para të gjitha shkollave fillore në Tetovë.

Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.

Aksioni “Policia e trafikut” para çdo shkolle fillore në Tetovë është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat