Arrestohet një person nga Tetova, konfiskohen mbi 9.000 mjete piroteknike

Tetova

Arrestohet një person nga Tetova, konfiskohen mbi 9.000 mjete piroteknike

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Sot policët e SPB Tetovë privuan nga liria personin L.A (27) nga fshati Sellcë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve nga zyrtarët policor në orën 13:40 para postës në Tetovë një automjet ‘Ford fiesta’ me tabela të Tetovës janë zbuluar 9.163 mjete të ndryshme piroteknike dhe 87 raketa që kanë qenë në pjesën e pasme.

“L.A është arrestuar në stacionon policor, ndërsa automjet është dërguar në objektet e SPB Tetovë.

Në koordinim me Prokurorin Publik të Prokurorisë së Tetovës, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.A do të ngritet kallëzim penal, ndërsa automjeti do t’i merret përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat