Rruga afër kazermës në Tetovë, në gjendje të mjerueshme

Tetova

Rruga afër kazermës në Tetovë, në gjendje të mjerueshme

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Rruga afër kazermës së qytetit në Tetovë, në gjendje të mjerueshme. Punimet që nisin që para më shumë se 4 viteve janë lënë në gjysmë. Banorët shprehen të revoltuar, komuna thotë se problemi është shpronësimi.

“Ka filluar të ndërtohet që para katër vitesh, dhe në vend që të bëhet një bulevard i bukur, i ndriçuar, me trotuare dhe pastërti, siç ishte në projektin e Komunës, ka mbetur vetëm një rrugë me gropa, ujë dhe deponi të krijuara në vende të ndryshme”.

Kjo situatë, ka revoltuar banorët e lagjes, të cilët, për çdo ditë, përveç papastërtisë me të cilën përballen dhe rrezikun nga ndonjë sëmundje, shkatërrojnë edhe makinat e tyre nëpër këto gropa që, në disa vende, arrin edhe deri në 30 centimetra thellësi.

“Parvjet Teuta e mbajti një takim me ne dhe na premtoi se do e bëj, por mbeti vetëm premtim me gojë, me punë aspak. Verës në s`mund të hapin as dritare nga pluhuri i madh që bëhet sikur me qenë në Sahara. Edhe deponi kanë nis të bëhen edhe qen ka, po kemi fëmijë të vegjël, kemi gra nëpër punë janë është frikë për të ecur këndej”.

“Kjo veturat i dëmton shumë, amortizatorët mjerë këta që rrinë këtu. Që kur kam filluar të kaloj këndej vetëm kështu e shoh, ndryshe asgjë s`ka”.

“Nuk e di, s`kam koment, s`di çka të them”.

Nga komuna e Tetovës, fajin e hedhin tek një banor, i cili, sipas tyre, nuk lejon shpronësimin e tokës për vazhdimin e punimeve.

Për rrugën Bllagoja Toska, më saktë pjesën tek kazerma e qytetit, nuk do kishim thënë se ekziston ndonjë pengesë, sepse gjitha procedurat kanë përfunduar dhe është nënshkruar i tërë dokumentacioni. Ka mbetur vetëm një marrëveshje të nënshkruhet edhe me një nga familjet, që më pastaj të vazhdojnë punimet në terren – thonë nga Komuna e Tetovës.

Mbetet të shihet, nëse edhe kjo pjesë e Bllagoja Toskës, do të ketë fatin e asaj tek spitali i Tetovës, për rregullimin e të cilës, u pritën para nga Qeveria për të bërë pagesën e eksproprijimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat