Arrestohet një person nga Tetova, kapet me kokainë

Tetova

Arrestohet një person nga Tetova, kapet me kokainë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (06.07.2021) diku rreth orës 23:00 e kanë arrestuar një person.

Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për N.A (32) nga fshati Dobrosht, tek i cili gjatë bastisjes janë gjetur 13 paketime me kokainë.

“Ai është ndaluar në stacionin policorë në Tetovë, nga ku njoftojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj 32 vjeçarit do të ngritët padi adekuate”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat