Tetovë/ Dëmtohen drunj, pritet zbulimi personave që kanë kryer vandalizimin

Tetova

Tetovë/ Dëmtohen drunj, pritet zbulimi personave që kanë kryer vandalizimin

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Disa drunj në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë në afërsi të stadiumit të qytetit janë thyer nga persona të pandërgjegjshëm.

Ende nuk dihet se kush ka bërë këto vandalizime, por kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, premton se dëmtuesit do të zbulohen dhe do të gjobiten.

“Dëmtimi i drunjve, gjelbërimit dhe pronës publike është një akt vandal dhe i turpshëm! Autorët e kësaj vepre të shëmtuar do të zbulohen shumë shpejt, dhe ndaj tyre do të inicohet procedurë adekuate ligjore”, shkruan Arifi.

Arifi shpërndau fotografi si duken tani drunjtë në mënyrë që i gjithë publiku ta shohë se si individë mund të jenë të pandërgjgshëm duke dëmtuar të mirat publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat