Në Tetovë qentë endacak e bëjnë për spital një fëmijë

Tetova

Në Tetovë qentë endacak e bëjnë për spital një fëmijë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Një fëmijë është shtrirë sot në spital pas lëndimeve të mëdha që ka marrë nga sulmi i qenve endacak. Siç raportojnë të afërmit e fëmijës por edhe nga SPB Tetovë, fëmija ka qenë duke luajtur në momentin kur është sulmuar.

Nga fotografitë që media i siguroi nga familjarët, shihet se lëndime ka në tërë trupin e fëmijës.

Familjarët janë të irrituar nga rasti dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga autoritetet komunale për zgjidhjen e problemit me qentë endacak në Tetovë.

“Po sot kemi marrë një denoncim të tillë. Në Reçicë të Vogël, fëmija ka qenë duke luajtur me top sipas denoncimit dhe e kanë sulmuar qentë endacak”, thonë për TV21 nga SPB-Tetovë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat