“Më mirë për Tetovën: Dy muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, nuk ka as përgjegjësi penale e as morale

Tetova

“Më mirë për Tetovën: Dy muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, nuk ka as përgjegjësi penale e as morale

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 12:36
Hamdi Sulemani

Hamdi Sulemani nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” në konferencë për shtyp tha se kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende nuk ka papërgjegjësi penale dhe morale.

“Sot bëhen dy muaj që kur humbën jetën 14 pacientë dhe familjarë në këtë spital. Ende nuk ka asnjë përgjegjësi konkrete, as morale dhe as penale”, tha Sulemani.

Ai shtoi se në këto zgjedhje lokale dëgjuam politikanë që dorëhiqen kur humbin zgjedhjet, por jo edhe kur humbin jetën 14 njerëz.

“Tetova dhe opinioni kërkon të dijë ku janë hetimet. Pse prokuroria lëshoi një pjesë të raportit të krim-teknikës pa treguar raportin e ekspertëve gjerman”, tha Sulemani.

Ai shtoi se prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit dhe se hetimet duhet të vlejnë pa kursyer askënd.

Ndryshe, në rastin tragjik në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat