Asistentja e Universitetit, në mesin e të vdekurve në aksidentin në Bullgari

Tetova

Asistentja e Universitetit, në mesin e të vdekurve në aksidentin në Bullgari

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Pamje nga aksidenti tragjik në Bullgari

Edhe Tetova është në zi. Tetovarët humbën 6 bashkëqytetarë të tyre në tragjedinë në Bullgari.

Ekipi i televizionit Alsat vizitoi sot familjen Beluli nga Tetova që humbën vajzën e tyre, studenten 23 vjeçare Albinën bashkë me të fejuarin e saj, por edhe familjet e tjera, Fejzuli dhe Ahmeti.

Ata presin në ankth, lajmet për kthimin e kufomave të të dashurve të tyre nga Bullgaria, por edhe ndonjë informatë shtesë së kur do të ndodh kjo. 23 vjeçarja Albina ishte asistente në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës.

Dekani i këtij fakulteti Qebier Avziu në një deklaratë për Alsat, tregoi se Albina ishte studente mjaft e suksesshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat