Borxhi i komunës së Tetovës mbi 24 milionë euro, Kasami: qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën

Tetova

Borxhi i komunës së Tetovës mbi 24 milionë euro, Kasami: qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:12
Bilall Kasami

“Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet tona. Gjatë mandatit tonë 4 vjeçar do të raportojmë në vazhdimësi para qytetarëve”, ka theksuar kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas tij, qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën, qytetarët duhet të dijnë se ku shkojnë paratë e tyre, qytetarët meritojnë te dinë se çfarë ndodh në Komunën e Tetovës.

“Të dhënat nuk janë aspak të mira, janë tepër shqetësuese.

Dua të njoftoj qytetarët e Tetovës dhe opinionin e gjërë se borxhi i Komunës së Tetovës kap vlerën totale prej 24,018,222 euro. Borxhi do të qëndroj në sheshin Iliria, ndërsa për borxhin e detajuar i njëjti do të publikohet në webfaqen e komunës”, theksoi Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat