Lazim Destani: Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

Tetova

Lazim Destani: Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

Nga: Beqir Sina Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 20:50
Lazim Destani

Universiteti Tetovës, mbas 27 vjetësh përpjekjesh të pafundme për arsimimin,është i pari universitet në shqip ndër qytetet shqiptare, në Maqedoni, në Tetovë, i cili tashmë mban emrin e ideatorit, themeluesit dhe rektorit të parë, Fadil Sulejmani.

Universiteti i Tetovës këtë përvjetor jubilar, 27 vjetorin e themelimit, natyrisht që e shënon si për çdo 16 Dhjetor me një varg aktivitetesh për disa ditë me radhë. 

Ajo që shënimin e çdo përvjetori të Universitetit të Tetetovës e bënë paksa të veçantë,është edhe mesazhi i përkujtimit nga filantropi i njohur, Lazim Destani: Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

"Urimet më të mira për Ju të nderuar profesorë e studentë në këtë ditë të shënuar të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Urime gjithë popullatës shqiptare që me përpjekje e sakrifica e lindi dhe e rriti këtë tempull të dijes. Qoftë ky Universitet gjithnjë në rritje e me suksese pa fund!"

Në çerek shekullin e tempullit të dijes në Tetovë, një ngjarje e paharrueshme, ishte ngritja e shtatores së Fadil Sulejmanit, para godinës së këtij Universiteti si dhe emri i ri që iu dha kësaj vatre të dijes duke e komplementuar me emrin e themeluesit dhe rektorit të parë, Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”,
nga donatori i saj filantropi Lazim Destani.

Krahas shtatores së rektorit historik të universitetit, po këtë ditë më 16 dhjetor 2019, në hapësirën e universitetit u përurua edhe lapidari “Flakadani i Kujtesës”, i ngritur në shenjë nderimi për gjithë ata që dhanë gjënë më të shrenjtë, jetën e tyre, për shkollën shqipe, për arsimin shqip.

Lazim Destani, në fjalën e tij përshëndetëse, dy vjet më parë(16 Dhjetor 2019) përvjetorin jubilar, e çmoi lart punën e bërë në këtë Universitet, që nga themelimi, duke thënë se:

“Përgjatë këtij çerekshekulli Universiteti i Tetovës, është gjendur përballë sfidave shumë të vështira, por ka qenë më i fuqishëm ideali, vullneti dhe vendosmëria e gjithë atyre që e mbështetën këtë vatër të dijes. Ishte rinia studentore, profesorët dhe popullata e kësaj ane që i dhanë mbështetjen e fuqishme iniciatorëve të këtij projekti, intelektualëve të guximshëm me në krye profesorin Fadil Sulejmani – Rektori i parë dhe historik i Universitetit të Tetovës. Rezultatet dhe sukseset që gjatë këtyre 25 viteve i ka arritur ky universitet janë evidente, janë të dukshme, por zhvillimi dhe rritja e universiteteve nuk kanë mbarim. Andaj, le të vazhdojmë ta mbështetim e ta rritim këtë tempull të dijes duke e mbajtur përkrah universiteteve më të mira të rajonit e më gjerë”, ka thënë Destan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat