Tetova, tre ditë pa ujë për pije

Tetova

Tetova, tre ditë pa ujë për pije

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Që prej tre ditësh qyteti i Tetovës nuk ka ujë të mjaftueshëm për pije. Shkak për këtë, sipas Ndërmarrjes Publike Komunale, është defekti që ka ndodhur në vendin e quajtur Leshnicë të Malësisë së Sharrit, i cili ka bërë që, sasia e ujit të pijshëm, nga 300 litra ujë në sekondë të bie në 160.

Ekipet e Ndërmarrjes publike komunale thonë se janë në terren duke u munduar të sanojnë defektin.

Për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit ndërmarrja publike komunale ka filluar me restriksionet nga ora 1 e natës deri në orën pesë të mëngjesit, me qëllim që, gjatë ditës qyteti të furnizohet me ujë, por banorët thonë se, në disa vende, sidomos në shumë katëshe ujë nuk ka as gjatë ditës.

Defekti në Leshnicë të malësisë së Sharrit, po përsëritet për vite me radhë, sidomos gjatë sezonit të dimrit dhe për pasojë, qyteti mbetet pa ujë me ditë të tëra, shkruan Alsat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat