Konfiskohen mbi 2 mijë mjete piroteknike në Tetovë

Tetova

Konfiskohen mbi 2 mijë mjete piroteknike në Tetovë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 1.380 copë mjete piroteknike.

“Më 22.12.2021 rreth orës 20:40 minuta në një shitore në fshatin Pallçishtë i Poshtëm, në pronësi të 58 vjeçarit T.R., i janë gjetur dhe konfiskuar 1.380 copë mjete piroteknike.

Paraprakisht, rreth orës 18:20 para objektit hotelierik në Qendër të Tetovës janë gjetur 691 copë fishekzjarre”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten kallëzime adekuate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat