Konfiskohen rreth 5.000 mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet një person

Tetova

Konfiskohen rreth 5.000 mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet një person

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot zyrtarët policor kanë ndërmarrë masa për zbulimin e personave që shesin mjete piroteknike.

Sipas raportit policor, në sheshin në Tetovë është arrestuar R.Sh (50) nga Tetova i cili është kapur duke shitur mjete piroteknike.

“Janë konfiskuar rreth 5000 copa piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit, atij do t’i parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se policia gjatë festave gati çdo ditë ka aksione të tilla për të parandaluar shitjen e mjeteve piroteknike që zakonisht kryhen gjatë festave të fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat