Policia shqiptoi gjoba për disa persona të pavaksinuar nëpër lokale

Tetova

Policia shqiptoi gjoba për disa persona të pavaksinuar nëpër lokale

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

MPB do të parashtrojë denoncim për katër persona për mos-posedim të certifikatës së vaksinimit gjatë qëndrimit në një lokal të Tetovës.

Policia së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar aksion nga ora 23:00 deri në ora 02:00 pas mesnatës.

“Gjatë kontrollit, në një objekt hoteliere në rrugën “Dimo Gavrovski-Kara” janë gjetur dhe me parashtresa përkatëse janë sanksionuar katër persona nga fshatrat Shemshovë, Nerasht, Reçicë dhe Xhepçishtë, të cilët nuk kanë pasur certifikata për vaksinim kundër COVID-19, ndërkaq dy persona janë kapur pa dokumente identifikimi.

Dy personat pa dokumente janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa për objektin hotelierik do të pasojnë sanksione", njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat