Tetovë: Votohet inicimi i procedurës për pezullimin e PDU-së për “Shik Jellakun”

Tetova

Tetovë: Votohet inicimi i procedurës për pezullimin e PDU-së për “Shik Jellakun”

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:34
Seanca e jashtëzakonshme, Këshilli i Komunës së Tetovë

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Këshilli i Komunës së Tetovës, me 18 vota “për” ka votuar propozim-vendimin për inicimin e procedurës për pezullimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) të bllokut 57 A, të fabrikës “Shik Jellak”.

Kjo pikë nuk arriti të futej në rend dite në seancën e katërt të Këshillit të Komunës së Tetovës, ndërsa për sot u thirr seancë e jashtëzakonshme.

Shumicës në votim iu bashkangjitën një këshilltar nga Alternativa dhe një nga PDSH.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr me propozim të kryetarit të komunës Bilall Kasami, i cili siç tha, ky plan detal urbanistik është miratuar me procedurë të dyshimtë.

Ndryshe, përbërja e këshillit të Komunës së Tetovës gjatë mandatit të kaluar nën udhëheqjen e Teuta Arifit, ndryshoi planin detal urbanistik të bllokut urban 57A. Ndërsa më vonë mediumet njoftuan se ky ndryshim është bërë në mënyrë që t’i shitet një pjesë e pronës së “Shik Jellak” biznesmenit kontrovers serbo-malazes Miodrag Daka Davidoviq.

Ky ndryshim i atëhershëm i PDU u votua nga këshilltarët e BDI-së, LSDM-së dhe ASH-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat