Tetova ime e dashur

Tetova

Tetova ime e dashur

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:21

Ç'dodhi me ty e dashura vendlindja ime, si ishe e si u bëre, zonjë e rëndë gjatë ish-Jugosllavisë e prostitute gjatë demokracisë. Sa të ka dashur Marshall Tito i Jugosllavisë e sa të urrejnë demokratët e tanishëm shqiptarë të RMV-së.

Të kanë lënë cullak, pa kurrgjë, atë që ndërtoi Tito e rrënuan politikanët shqiptarë. Tito ndërtoi fabrika të shumta për t'u punësuar tetovarët, kurse politikanët e tanishëm shqiptarë i rrënuan të gjitha, ku është "Teteksi", "Jugohromi", fabrika e këpucëve 'Mishka", fabrika e lëkurave, fabrika e torteve "Tetovçanka, "Agroremonti", fabrika e Plastikës, fabrika e Aluminës, e Duhanit, e Miçurinit e "Shik Jellakut", ku është plantazhi i Mollave të Tetovës, i groshës së Tetovës ku?, ku humbën e u tretën si sheqeri në ujë e si kripa në gjellë.

Pastaj themi se pse po zbrazet Tetova?, po çfarë do bëjnë në Tetovën e zbrazur?

Tetova 30 vjet rradhazi shkon teposhtë e tatëpjetë nga vetë udhëheqësit shqiptarë, shkon deri në zhdukjen e saj.

Për zbrazjen e Tetovës nuk janë fajtorë titistët e komunistët, por shqiptarët "patriotë" e demokratë.

Tetova gjatë ish-Jugosllavisë ishte krenaria shqiptare, në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi e Serbi më shumë e njihnin Tetovën sesa kryeqendrën e RMV-së, Shkupin.

Tani Tetova brenda RMV-së së vogēl është bërë e padurueshme, e fundit dhe më e varfëra.

Tetova në ish-Jugosllavi kishte emër, kurse tani është bërë zgjebe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat