NPK “Tetova”: Uji për pije është i pastër dhe i sigurt

Tetova

NPK “Tetova”: Uji për pije është i pastër dhe i sigurt

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:27
Ilustrim

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon se uji për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, është i sigurt dhe i pastër.

Nga NPK “Tetova” nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, është konfirmuar se uji i përmbush të gjitha kushtet për sigurinë e tij.

“Në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije dhe Ligjit për furnizim me ujë të pishëm(Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08 dhe 183/2018). Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike dhe është i sigurt për pije”, thonë nga NPK “Tetova”.

Ndryshe, para disa ditëve për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, qytetarët e Tetovës për disa ditë me radhë kanë qenë pa furnizim me ujë për pije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat