Bastisje në Poroj të Tetovës! Gjenden armë, municion dhe materie të dyshimta

Tetova

Bastisje në Poroj të Tetovës! Gjenden armë, municion dhe materie të dyshimta

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Pjestarëte Policisë të SPB Tetovë sot pasdite (21 janar) nga ora 16:15 deri në ora 18:50, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpitë e personit N.A. (24) dhe i afërmi i tij R.L. (27) në Poroj të Tetovës.

Përveç kësaj, në shtëpinë e R.L. janë gjetur tre armë zjarri: 2 pushkë gjuetie, njëra prej të cilave prodhim amerikan dhe një “Heckler”, mbi 170 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një jelek, një këllëf, një rrip dhe 13 pako me material pluhur të bardhë.

Personi R.L. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik, R.J. gjatë ditës së nesërme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ndryshe, gjatë bastisjes, familjari i personit R.L. ka sulmuar fizikisht një polic të SPB-së Tetovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat