Prokuroria ka pranuar raportin e hetimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Tetova

Prokuroria ka pranuar raportin e hetimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Më: 24 janar 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike ka pranuar raportin e përkthyer nga hetimi i zjarrit në spitalin modular të Tetovës, të kryer nga ekspertët dhe hetuesit gjerman, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Tani pesë prokurorët që punojnë në rastin konkret kanë filluar shqyrtimin e raportit për të përcaktuar shkaqet dhe çfarë do të ndërmerret në drejtim të procedurës së mëtutjeshme.

“Raporti i përgatitur nga ekspertët gjerman është përkthyer dhe dorëzuar deri tek Prokuroria Themelore-Tetovë. Prokurorët kompetent po e shqyrtojnë, ndërsa të dhënat do të krahasohen me dëshmitë e tjera të lëndës. Prokuroria po punon në mënyrë intensive që detajisht të vërtetohen të gjitha faktet për fatkeqësinë. Varësisht nga ajo se çfarë do të vërtetohet, do të miratohet vendim për procedurën e mëtejme”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës më 8 shtator 2021, humbën jetën 14 person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat