Në Tetovë po hapet një kazino e re, Lëvizja Antibixhoz po përgatitet për protesta

Tetova

Në Tetovë po hapet një kazino e re, Lëvizja Antibixhoz po përgatitet për protesta

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”

Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat