SPB Tetovë: 41 gjoba për tejkalim jo të rregullt

Tetova

SPB Tetovë: 41 gjoba për tejkalim jo të rregullt

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme nga ora 10:00 deri në ora 15:00 është zbatuar aksion i përforcuar i policisë.

Nga aksioni janë gjobitur për tejkalim jo të rregullt 41 shoferë, prej të cilëve 22 janë nga Tetova dhe 19 nga Gostivari.

Po ashtu ka pasur edhe 3 lloje të tjera të kundërvajtjeve në Tetovë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat