Debat publik për bllokun urban 57/A në Tetovë

Tetova

Debat publik për bllokun urban 57/A në Tetovë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Me iniciativë të Komunës së Tetovës u mbajt debat publik për bllokun urban 57/A, plani urbanistik i të cilit ishte suspenduar më 30 dhjetor me vendim të Këshillit. Bëhet fjalë për vendin e Kombinatit industrial të pylltarisë “Jelak” ku janë paraparë të ndërtohen rreth njëzet ndërtesa për banim dhe qendra tregtare.

Të pranishmit dhanë mendimet dhe idetë e tyre se si dhe çka duhet të bëhet me këtë pjesë të qytetit.

Arkitekti Boshko Vidoeski në emër të nismës së re qytetare “Tetova dëshiron park” e arsyetoi idenë me të cilën mu blloku kontestues urban 57 A është pjesë e angazhimit të tyre që në atë pjesë të qytetit të formohet park i ri i qytetit me sipërfaqe prej 16 hektarëve.

Në deklaratë për mediumet, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se edhe pse dëshiron të ketë shumë parqe, kjo nismë vështirë se mund të realizohet.

“Kemi elaborat me të cilin konstatuam se me Planin e tanishëm të hollësishëm urbanistik është maksimizuar interesi privat para interesit publik. Ne do të tentojmë të ruajmë interesin publik, të ketë parqe, trotuare. Nëse e arrijmë këtë, çdo investues është i mirëseardhur. Çdo zgjidhje alternative për ne është e mirëseardhur, duhet ta kemi parasysh çdo nismë, duhet të kemi parasysh statusin formal juridik të asaj toke dhe aspektin financiar. Për momentin vështirë se mund të lejojmë një luks të tillë. Për mua personalisht nëse më pyesni mundet edhe 50 për qind e territorit të Komunës së Tetovës duhet të jetë parqe dhe gjelbërim, por në situatën financiare në të cilën jemi, vështirë se mund të lejojmë nismë të tillë. Nëse ka përgjigje ndaj asaj nisme të këtyre gjërave unë jam i gatshëm sepse Tetovës i nevojiten më shumë parqe”, deklaroi Kasami.

Arianit Xhaferi nga “Eko Gerila” theksoi se është më se e nevojshme të ketë park në atë pjesë të qytetit por edhe në vende të tjera.

Në fjalimin e debatit kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se suspendimi i PHU është i arsyetuar sepse qëllimi tij është qytetarëve t’u ofrojë infrastrukturë cilësore dhe jetë më të mirë urbane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat