Kasami: Përkundër vështirësive të mëdha, për 100 ditë kemi zgjidhur probleme të shumta

Tetova

Kasami: Përkundër vështirësive të mëdha, për 100 ditë kemi zgjidhur probleme të shumta

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 14:25
Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp tha se brenda 100 ditëve qeverisja aktuale në këtë komunë ka arritur t’u jep fund problemeve me prioritet.

Kasami eshe sot akuzoi qeverisjen e kaluar për problemet e trashëguara.

“Përkundër vështirësive të shumta, borxhit enorm dhe një kaosi të trashëguar, ne dalëngadalë, duke përmbushur një nga një premtimet në këtë 100 ditësh, po arrijmë me shumë mund dhe përkushtim ta vendosim komunën në koordinata tjera funksionimi, po arrijmë që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha ato probleme të shtresuara ndër vite”.

“Ne jemi krenarë që brenda 100 ditëshit kemi arritur që t’iu japim zgjidhje të gjitha atyre problemeve që i kishim vendosur si prioritetet për këtë kohë, gjithnjë duke besuar se secili hap i joni në drejtim të përmbushjes së premtimeve do të thotë jetë më e mirë për gjithë qytetarët e Tetovës”, tha mes tjerash Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat