Arrestohen pesë persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Tetova

Arrestohen pesë persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

MPB informon se dje (27.02.2022) në ora 20:25 në fshatin Neproshten janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Nëpunësit policorë të repartit policor Tearcë kanë arrestuar A.S.(58), A.B.(26), Ç.M.(21) dhe dy fëmijë, të gjithë nga fshati Sellcë e Tetovës.

Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me shofer A.S., kurse të tjerët kanë qenë bashkudhëtarë, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe mjete të forta”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga MPB shtojnë se ata janë mbajtur në stacion policore dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat