SPB Tetovë: Për dy muaj parashtresa kundër 430 personave për vozitje pa patent shoferi

Tetova

SPB Tetovë: Për dy muaj parashtresa kundër 430 personave për vozitje pa patent shoferi

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se në dy muajt e parë të këtij viti, janar dhe shkurt, duke përfshirë ditën e sotme (28-shkurt), në zonën e SPB Tetovë janë zbuluar dhe sanksionuar me parashtresa përkatëse gjithsej 430 persona (TE-332 dhe GV-98) gjegjësisht shoferë që drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi.

Shumica e të sanksionuarve janë regjistruar muajin e kaluar. Bëhet fjalë kryesisht për shoferë të moshës 17 deri në 40 vjeç, të cilët pa patentë shoferi drejtonin mjetet e tyre ose të të tjerëve, më së shpeshti nga personat e tyre të afërm.

“Të gjithë janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe janë përgatitur parashtresat ndaj tyre, në mënyrë që të përballen me gjobat e parapara të cilat për këtë lloj kundërvajtjeje në komunikacion sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, janë 250 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe gjoba në atë shumë i presin pronarët e automjeteve që iu dhanë t’i drejtonin, edhe pse e dinin se nuk e kishin kaluar
testin e patent shoferit”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon veçanërisht të rinjtë, por edhe tek të gjithë të tjerët që të mos ulen në timon pa e dhënë provimin e patent shoferit dhe të vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Sepse, pa trajnuar dhe mungesa e papërvojës së tyre mund të jetë shkaku i prioprobleme të padëshiruara në trafik, shpesh me pasojat më të rënda”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat