Arrestohet 18-vjeçar nga Tetova, kapet me drogë në veturë

Tetova

Arrestohet 18-vjeçar nga Tetova, kapet me drogë në veturë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Mbrëmë, rreth orës 23:20, në afërsi të një pompe benzine në Leshkë të Tetovës, policët nga SPB Tetovë kanë arrestuar 18-vjeçarin J.Xh. nga Nerashti i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, në veturën të cilën e ka drejtuar “Audi” me targa të Tetovës.

Në të cilën ishin edhe personat A.M. (19) dhe E.S. (19) nga i njëjti fshat, është gjetur marihuanë”, qëndron në njoftimin e SPB Tetovë.

J.Xh. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat