Policia në Tetovë arreston një person për vjedhje të rënda

Tetova

Policia në Tetovë arreston një person për vjedhje të rënda

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Policët e SPB- Tetovë sot (2 mars) në orën 12:00, në rrugën “146” në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 29-vjeçarin B.G. nga Tetova i dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për vepra penale “vjedhje e rëndë”, e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Menjëherë pas arestimit ai u dërgua në burgun e Idrizovës në Shkup për të vuajtur dënimin.

Gjysmë ore para kësaj, rreth orës 11:40, me urdhër të gjykatës është ndaluar edhe 30-vjeçari J.S. nga Sllatina e Tetovës.

I dënuar me një vit burg për veprën “dhunë”, të dënueshme sipas neni 386 nga Kodi penal, pas së cilës është transferuar në burgun e Tetovës në Tetovë për vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat