Probleme me ngrohjen në shkollat e Tetovës

Tetova

Probleme me ngrohjen në shkollat e Tetovës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Nxënësit dhe prindërit nga Tetova alarmojnë se në shkollat ka probleme me ngrohjen, që e konfirmojnë edhe nga administrata komunale me sqarimin se është për shkak të problematikës aktuale globale me resurset energjetike.

“Në shkollën tonë fillore ka orë të shkurtuara, që të gjithë më herët të shkojnë në shtëpi dhe në këtë mënyrë më pak të shpenzojnë për ngrohje. Në shkollën e mesme kemi kufizime në ngrohjen qendrore, e cila shkyçet në periudha të caktuara”, thonë nxënësit dhe prindërit në deklaratat e tyre.

Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës thotë se nuk mund të thuhet se nuk ka ngrohje, por probleme për shkak të situatës globale që aktualisht janë duke u tejkaluar. Sipas tij, para për ngrohje ka si çdo vit nga buxheti i shtetit, por për shkak të rritjes së çmimeve, sasitë janë më të vogla.

Sipas tij në disa shkolla ka kufizime në ngrohjen qendrore, por edhe për shkak të protokolleve të imponuara për parandalimin e zgjerimit të Kovid-19.

“Kemi ardhur deri në situatë për të bërë kohë pas kohe kufizime duke i marrë parasysh protokollet që duhet t’i respektojnë shkollat, në çdo dy orë që të hapen dritaret dhe të ajrosen dhe atëherë shkyçet ngrohja qendrore dhe sërish kyçet. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe mundohemi ta menaxhojmë situatën, nuk varet vetëm nga komuna, ky problem është global”, deklaroi Dauti.

Sipas tij, shkollat bashkëpunojnë edhe për këtë problem, madje edhe në formë të huazimit punohet në tejkalimi e problemeve vijuese me resurset energjetike për ngrohjen e hapësirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat