Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës!

Tetova

Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës!

Nga: Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili  Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:51
Nijazi Halili 

Universiteti Shtetëror i Tetovës, i cili tani është njëri nga universitetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, është themeluar më 4 qershor të vitit 1994, me iniciativë të njëanshme të shqiptarëve.

Për mbrojtjen e Universitetit, shqiptarët organizuan edhe shumë protesta, në të cilat është vra edhe një djalë shqiptar, i cili njihet edhe si dëshmori i mbrojtjes së Universitetit.

Ky universitet pastaj është themeluar nga Kuvendi i Maqedonisë, si institucioni i parë arsimor i lartë në gjuhën shqipe. 
Nismitar për themelimin e këtij, tempulli të dijes ishin një grup intelektualesh  të shquar shqiptare, e në mesin e tyre ishte edhe ish rektori i parë i këtij universiteti, Prof.dr.Fadil Sylejmani.

Vendimin për emërimin e Këshillit për themelimin dhe të Kryesisë së këtij Këshilli, në përbërje: Prof.dr.Fadil Sylejmani, Prof.dr.Murtezan Ismajli dhe Prof.dr.Agni Dika.

Rektorët i parë ka qenë:Prof.dr.Fadil Sylejmani, ndërsa pas tij këtë detyrë e kanë ushtruar:  Prof.dr.Ramiz Adyli, Prof.dr.Nexhmedin Beadini, Prof.dr.Sadi Bexheti, Prof.dr.Agron Reka, Prof.dr.Vullnet Ahmeti ndërsa së fundmi ushtrues detyre për momentin është Prof.dr.Reshat Qaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat