Shkaktoi zjarr me molotov në një bastore, arrestohet një person

Tetova

Shkaktoi zjarr me molotov në një bastore, arrestohet një person

Më: 18 mars 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person pasi i njëjti ka shkaktuar zjarr në një bastore në Tetovë.

Personin në fjal e ka ndihmuar edhe një tjetër tetovarë, ndërsa nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy policë.

“Sot (18.03.2022) në orën 07.10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 30-vjeçarin tetovar A.K. për shkak të dyshimit se së bashku tetovarin N.L. (34) rreth orës 05.00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një kazino bastesh sportive në rrugën “Ilindenska” në Tetovë dhe kanë shkaktuar zjarr.

Si rrjedhojë, dy policë kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë”, thonë mes tjerash nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat