MPB: 106 gjoba për tejkalim shpejtësie në Tetovë

Tetova

MPB: 106 gjoba për tejkalim shpejtësie në Tetovë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Tetovë u zbatua aksion i përforcuar për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë nga ku janë dënuar 106 shoferë.

Prej tyre 9 kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë shpejtësia e lejuar.

Sipas raportit të policisë, 75 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 31 të tjerë jashtë vendbanimit.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat