Aksion anti-drogë në Tetovë, arrestohen 8 persona!

Tetova

Aksion anti-drogë në Tetovë, arrestohen 8 persona!

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mbrëmjes 26 dhe 27 mars 2022 policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë kanë arrestuar 8 persona pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur drogë.

“Në hyrje të Grupçinit janë arrestuar I.S.(25) dhe D.B.(40) nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit tek ata dhe veturën “ford fiesta”, me targa të Tetovës me të cilin kanë qenë duke qarkulluar është gjetur marihuanë.

Rreth orës 20:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policët e SPB Tetovë kanë arrestuar I.Ç.(25), I.A.(32) dhe R.T.(22), që të tre nga Tetova tek të cilët është gjetur marihuanë dhe thikë, kurse në rrugën lokale për në fshatin Debresh, në ora 00:30 të datës 27.03.2022, policët kanë arrestuar M.A.(19), J.E.(19) dhe A.I.(20) .

Të gjithë nga Debreshi të cilët kanë qenë ë veturën “opel astra” me targa të Gostivarit, sepse tek ata është gjetur marihuanë”, qëndron mes tjerash në njoftim,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat