IQOS do të shitet në dy partner të rinj të shitjes në Tetovë

Tetova

IQOS do të shitet në dy partner të rinj të shitjes në Tetovë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Pajisjen revolucionare elektrike të ngrohjes së duhanit IQOS, e cila është alternativë më e mirë se cigarja, mund ta gjeni te dy partnerë të rinj të shitjes në Tetovë. Bëhet fjalë për “Tushi Tobacco” dhe “Route Tobacco 66”.

Partnerët e rinj të shitjes gjenden në qendër të Tetovës, më saktësisht “Tushi Tobaco” në rr. Ilindenska 1/1, në kuadër të QTQ Tetovë dhe “Route Tobacco 66”; me vendndodhje në rr. Bllagoja Toska nr. 41 / B.

Përveç në Tetovë, kjo pajisje është e disponueshme në kryeqytet në Shkup, në zonat IQOS në qendrat tregtare East Gate Mall, Skopje City Mall, Capitol Mall, Ramstore Mall, në zonën mobile në Vero Taftalixhe dhe tek partnerë të shitjes në disa qytete të tjera në vend. Përveç kësaj, ky produkt mund të porositet online përmes faqes së internetit.

Pajisja është rezultat i punës dhe përkushtimit të mbi 400 shkencëtarëve dhe ekspertëve më të mirë të punësuar nga Philip Morris duke investuar më shumë se 7 miliardë dollarë. Kjo pajisje inovative është e disponueshme në 71 tregje në botë dhe përdoret nga gjithsej 21.2 milionë njerëz, të cilët kanë hequr dorë plotësisht nga duhani dhe kanë bërë ndryshimin për një alternativë më të mirë. Rreth teknologjisë IQOS mund të mësoni më shumë në: PMI Science | Philip Morris International.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat