Ngjarje e rëndë, shqiptari nga Tetova ia pret kokën nënës me sëpatë

Tetova

Ngjarje e rëndë, shqiptari nga Tetova ia pret kokën nënës me sëpatë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Sellcë, Tetovë.

Kjo pasiqë një 45 vjeçar nga ky fshat ka vrarë nënën e tij, teksa ia ka prerë kokën me sëpatë.

45-vjeçari me inicialet U.D. e kishte vrarë nënën e tij 73-vjeçare, N.D., diku tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

Sipas RTV 21, drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, ka thënë që pacienti me vetiniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.

45 vjeçari ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat