Paraburgim për tetovarin që vrau nënën e tij

Tetova

Paraburgim për tetovarin që vrau nënën e tij

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:31
Prokuroria Themelore Publike e Tetovës

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një 45-vjeçari, banor i fshatit Sellcë.

Ai me dashje ka vrarë nënën e tij.

Sipas prokurorisë, më 8 prill në oborrin e shtëpisë së familjes ku banonin, i dyshuari e ka sulmuar viktimën pa asnjë arsye, duke i shkaktuar një goditje fatale me sëpatë.

Gjykata pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të dyshuarit të akuzuar për vrasje i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat