Grabitet furra e bukës në Tetovë

Tetova

Grabitet furra e bukës në Tetovë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:56
Ilustrim

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se në orët e para të mëngjesit është grabitur një furrë buke në Tetovë.

Nga SPB shtojnë po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

“(13-prill) në ora 02:55 në SPB Tetovë është raportuar se një person ka hyrë në një furrë buke në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të shtetasit kosovar H.T. 35 vjeçar me vendbanim të përkohshëm në Tetovë.

Aty ka marrë para nga arka e bukë-pjekësit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat