Policia arreston një person nga Tetovë për drogë

Tetova

Policia arreston një person nga Tetovë për drogë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Policia e SPB Tetovë gjatë ditës së sotme rreth orës 15:30 kanë arrestuar 59 vjeçarin nga Tetova N.M për drogë.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij e që është nisur me urdhër gjyqësor, janë gjetur rreth 500 gram heroinë dhe rreth 100 gram kokainë.

“Gjithçka që është gjetur është fotodokumentuar, ndërsa N.M është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për posedim dhe shitje droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat