Arrestohet një person nga Tetova,deshti ti ikë policisë

Tetova

Arrestohet një person nga Tetova,deshti ti ikë policisë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Policia e Tetovës bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 01:10 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar 20-vjeçarin M.M. nga Tetova.

Pasi që gjatë kontrollit të kryer në veturën “Seat Ibiza” me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar personi M.M. dhe në të cilën transportoheshin edhe tre persona të tjerë, është gjet marihuanë.

M.M. nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga efektivët e policisë dhe ka tentuar të arratiset me veturën e tij, por për një kohë të shkurtë është kapur informon Tetovasot.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresa përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat