Një person nga Tetova arrestohet në Shkup

Tetova

Një person nga Tetova arrestohet në Shkup

Më: 18 prill 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Sot, në ora 13:15 në rrugën “Heronjtë e Kombit” në Shkup, policët e ekipit operativ për hetime në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, kanë arrestuar A.G.(36) nga Tetova.

“Për të ishte lëshuar urdhër gjyqësor, me të cilin kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg prej katër muajsh, kurse është dënuar për tre vjet e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale”, thonë nga MPB.

Personi do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat