Komuna e Tetovës: Ndërpriten punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”

Tetova

Komuna e Tetovës: Ndërpriten punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Komuna e Tetovës nëpërmjet një njoftimi informon se do të ndërpriten punimet e filluara në rrugën “Strasho Pinxhur”, për shkak të siç thonë, reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo rrugë do të bëhet konform të gjitha standardeve, duke përfshirë edhe kanalizimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

“Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ne lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë. Tashmë dihet se kjo rrugë pothuajse më shumë se një vit është e pakalueshme dhe humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit dhe banorët që qarkullojnë në këtë aks rrugor”.

“Të gjithe e kuptojmë rëndësinë e ambientit dhe për këtë shkak Ne pohuam se do të mbjellen pemë të reja. Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e punimeve, por u garantojmë se pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve punimet do të fillojnë ashtu siç janë planifikuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, dje me vendim të komunës janë prerë drunjtë e vjetër në rrugën “Strasho Pinxhur”, gjë që shkaktoi reagim te qytetarët dhe këshilltarët e iniciativës “Më mirë për Tetovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat