Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Tetovë, lëndohet një i mitur

Tetova

Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Tetovë, lëndohet një i mitur

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se të martën në ora 17:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Çellopek-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë:

një motoçikletë pa targa e drejtuar nga një i mitur nga ky fshat dhe një veturë “Turan” me targa regjistrimi të Tetovës, e cila drejtohej nga një i mitur nga Miletina e Tetovës.

Në këtë aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është transportuar për trajtim mjekësor.

Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat