Arrestohet një person në Tetovë për tregti me lëndë narkotike

Tetova

Arrestohet një person në Tetovë për tregti me lëndë narkotike

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Sot (22-prill) në ora 08.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.M. (26) nga Tetova.

Konkretisht, pas një vendimi gjyqësor të marrë paraprakisht, është kryer kontrolli në banesë dhe në ambiente të tjera ndihmëse të personit D.M.

Lidhur me veprën penale “prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 215 nga Kodit Penal, gjatë të cilit u gjet marihuanë dhe një dërrmues.

D.M. është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat