Tetovë, Pallati i Kulturës në gjendje të rëndë, ministria s’ka përgjigje

Tetova

Tetovë, Pallati i Kulturës në gjendje të rëndë, ministria s’ka përgjigje

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Dyer të amortizuara, dritare të thyera dhe një fasadë e jashtme, e cila më tepër i ngjan një objekti të braktisur se sa një shtëpie kulture.

Kjo është gjendja e Pallatit për Kulturë në qytetin e Tetovës.

Drejtori Arlind Huseini thotë së objekti është rinovuar brenda por nuk kanë fonde për ndërrimin e dyerve dhe dritareve.

“Fasada nuk mbahet mend kur është bë për së fundi herë, apo më mirë të them, vetëm atëherë kur është ndërtuar. Kemi probleme të mëdha edhe me dritaret. Dritaret janë vërtetë të amortizuara qind për qind. Për momentin kemi këta tri projekte si prioritet, por për vitin 2023 do kërkojmë edhe për këta dy gjëra sepse vërtetë janë të duhura”, tha Arlind Huseini, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës Tetovës.

“Ky nuk është problemi i vetëm që ka ky objekt kulture. Brendia e saj është në gjendje ende më të mjerueshme, sidomos nga disa piktorë dhe disa shoqata, që kanë keqpërdorur hapësirat, që me vite të tëra, apo më shumë se një dekadë, i kanë përdorur në shtëpinë e kulturës pa asnjë kompensim”

“Për fat të keq, derisa ka ardhur në këtë gjendje lirisht mund të themi se është keqpërdorur, sepse derisa e kanë shfrytëzuar pa pagesë është dashur ta mirëmbajnë. Nuk them për krejt sepse disa vërtetë e kanë mbajtur mirë siç është salla e Xheladin Zeqirit, ndërsa tjerat janë në gjendje kaotike”, theksoi Arlind Huseini, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Tetovë.

Shtëpia e kulturës në Tetovë ka të amortizuar tej mase edhe sallën e madhe të shfaqjeve, ndërsa janë vjetërsuar dhe gati janë jashtë përdorimit edhe perdet skenike dhe dritat të cilët presin një investim më kapital për normalizimin e gjendjes në këtë institucion.

Ministria e Kulturës, pa përgjigje nëse planifikon të ndajë fonde dhe rindërtojë këtë objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat