Arrestohet shpërndarësi i marihuanës në Tetovë, përcjell TV21. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:10 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë policia ka arrestuar 51-vjeçarin G.G.
Për shkak se tek i njëjti janë gjetur 1kg marihuanë.
“Marihuana iu gjet në çantën e tij të shpinës dhe në një objekt aty pranë, e rregulluar në enë dhe çanta të ndryshme.
Gjithashtu janë gjetur qese me ziper”, shtojnë nga MPB.